Gjatë dhjetorit 2018, mësimdhënësit Violeta Parevska dhe Luljeta V. Qerimi me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetet: Autostrada, Qerrja, dhe Biçikleta, Motori, Trotineti, në kuadër të Sekcionit të komunikacionit.

Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit vizatuan autostrada dhe në to vendosën automjete të përgatitura paraprakisht, në mënyrë kreative modeluan qerre dhe trotineta. Ata gjithashtu realizuan aktivitete të Vitit të Ri, të cilat ishin një mundësi e mirë për fëmijët të këndojnë, të luajnë dhe të argëtohen me miqtë e tyre.

Këto aktivitete kanë për qëllim zgjerimin e njohurive paraprake të nxënësve dhe përkrahjen e interesit të fëmijëve, aftësimin e nxënësve për klasifikim të pavarur të automjeteve që i përkasin kategorisë së automjeteve tokësore, zhvillimin e fantazisë, krijimtarisë dhe origjinalitetit fëmijëror nëpërmjet krijimit të mjeteve të reja të komunikacionit si dhe thellimin e marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese ndërmjet nxënësve të komuniteteve të ndryshme etnike.