Gjatë muajve të parë të vitit shkollor 2018/2019, mësimdhënësi Almir Jajaga dhe nxënësit e tij realizuan disa aktivitete jashtëmësimore interkulturore sipas modelit Nansen. Qëllimet e ketyre aktiviteteve janë njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe mësimi i emrave të miqve të rinj, inkurajimi i respektit, ndihmës dhe bashkëpunimin në punë si dhe zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit përmes lojërave.