Në takim janë mbledhur ekspertë për arsimim paqësor nga Maqedonia, Kosova, dhe Bosna dhe Hercegovina për të diskutuar: si zbatohet arsimimi paqësor në Ballkanin Perëndimor; deri në çfarë mase e sfidon fragmentimin shoqëror/segregimin, etnocentrizmin dhe promovon diturinë, shkathtësitë dhe qëndrimet që u ndihmojnë njerëzve të moshave të ndryshme për të prevenuar paraqitjen e konflikteve, për të mundësuar zgjidhjen paqësore të tyre, apo për të krijuar kushtet shoqërore të nevojshme për të jetuar në paqe.