Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Alpina Fejzuli Beshiri dhe Milica Apostolovska, me nxënësit e klasës së katërt realizuan aktivitetin ditor “Pasuritë e natyrës (qendrat rekreative dimërore)” në kuadër të temës mujore “Bullgaria” nga Sekcioni Arsimim për paqe dhe tolerancë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit vizatuan dhe ngjyrosën punime ku paraqitën qendra skijimi, krijuan pllakat me fotografi nga bukuritë natyrore dhe nga qendra e skijimit në Bansko të Bullgarisë.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: thellimi i marrëdhënieve bashkëpunuese dhe konstruktive mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike, thellimi i njohurive fillestare të nxënësve për veçoritë kulturore dhe specifikat e shteteve të ndryshme në më shumë rajone të Evropës, njohja e nxënësve me pasuritë natyrore të vendeve fqinje si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të fëmijëve me nocione të reja në korrelacion të ngushtë me situatat programore.