Gjatë muajit dhjetor nxënësit e klasës së parë, së bashku me mësimdhënëset Teuta Bajram Muharem dhe Tatjana Stamatova, realizuan aktivitete jashtëmësimore nga tema mujore Dëshirat e Vitit të Ri në kuadër të Eko sekcionit të Programit Vjetor për aktivitete interkulturore jashtëmësimore.

Aktivitetet ishin të përbëra nga lojëra hyrëse me qëllim që nxënësit të njoftohen me temat ditore dhe në vazhdim në grupe të përziera nxënësit punuan kartolina të Vitit të Ri, në të cilat shkruan edhe dëshirat e tyre për këtë vit. Nxënësit gjithashtu diskutuan për dimrin dhe ndryshimet që ndodhin në natyrë gjatë kësaj stine, shikuan video material në lidhje me stinën e dimrit, dhe në grupe punuan punime për fjollat e borës nga material dhe forma të ndryshme. Në fund të orës të gjitha grupet prezantuan punimet e tyre dhe me të njëjtat stolisën klasën.

Këto aktivitete kanë për qëllim që nxënësit të kenë njohuri për ndryshimet që ndodhin në natyrë, të kenë njohuri për veçoritë e dimrit, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të jenë të gatshëm të shkëmbejnë ide të ndryshme mes veti dhe të respektojnë rregullat e grupit.