Më 30 dhe 31 maj 2018, mësimdhënëset Lençe Angjelkoska dhe Afrime Durmishi së bashku me nxënësit e përfshirë në modelin Nansen për arsimin interkulturor shënuan përfundimin e suksesshëm të aktiviteteve jashtëmësimore interkulturore për vitin shkollor 2017/18. Me atë rast, pas përfundimit të aktivitetit ditor “Luleshtrydhet e para” nxënësve iu ndanë diploma për pjesëmarrje në aktivitetet e parashikuara në programet për aktivitete interkulturorе të QDN Shkup.