Përballë shumë sfidave të cilat i imponoi përditshmëria jonë në kushte pandemie, është veçanërisht e rëndësishme të mos harrojmë ata që kanë më shumë nevojë për kujdes, mbrojtje dhe vëmendje – fëmijët.

Qendra për dialog Nansen Shkup dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me qendër në Beograd, së bashku siguruan dhe përgatitën një donacion prej 100 paketave me dezinfektues dhe produkte higjienike për disa shkolla fillore në vend.

Shkollat nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Manastiri, Krusheva, Borina, Kanatllari dhe Konçe janë partnerë të dëshmuar për shumë vite në zbatimin e Modelit Nansen për arsim interkulturor dhe sinqerisht shpresojmë se kjo ndihmë simbolike do të kontribuojë për një vit shkollor më të sigurt dhe për mbrojtje të shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve.