Më 15 tetor 2018, grupi i përbërë nga drejtorë të shkollave ​​fillore nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe përfaqësuese e QDN Prijedor vizituan QDN Shkup dhe Qendrën e Trajnimit, ku u informuan më detajisht me punën në shkollat ​​Nansen, levërditë nga modeli Nansen për arsim interkulturor, si dhe punën e Qendrës së Trajnimit për arsim interkulturor. Grupi ishte i përbërë nga Svetlana Radakoviq Ruzhiqiq, drejtore e shkollës fillore “Mlladen Stojanoviq”, Ljubijë, Prijedor, Maja Bjeljac, drejtore e shkollës fillore “Cirilo i Metodije”, Trnopolj, Prijedor, Zinajda Pasgagiq- Haxhiq, drejtore e shkollës fillore “Fajtovci”, Sanski Most and Tanja Milovanoviq nga zyra e QDN Prijedor.

Grupi vizitoi një nga shkollat ​​më të suksesshme që punon sipas modelit Nansen për arsim interkulturor, shkolla fillore komunale “Goce Dellçev” në Gostivar. Vizita në shkollë u organizua nga ekipi i QDN Shkup, mësimdhënësit dhe nxënësit e përfshirë në aktivitetet interkulturore Nansen. Të ftuarit patën mundësinë të ndjekin aktivitetet jashtëmësimore interkulturore të cilat zhvillohen në dy gjuhë, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në mënyrë që të njihen me metodologjinë e mësimdhënies të aplikuar në grupe etnikisht të përziera.