Më 18 shtator 2018, mësueset Nagihan Snopçe dhe Gabriela Merxhanoska shënuan fillimin e aktiviteteve sipas modelit Nansen për arsim interkulturor për vitin shkollor 2018/2019. Nxënësit pritnin me padurim aktivitetet e përbashkëta me shokët e tyre përmes të cilëve ata shoqërohen dhe përfitojnë shumë shkathtësi dhe njohuri të reja përmes programeve të veçanta për aktivitete interkulturore të hartuara nga QDN Shkup.