Gjatë muajit nëntor, mësimdhënësit Deniz Recepov dhe Zujca Stojanova realizuan aktivitetin „Fustani i vjeshtës“  në kuadër të Eko sekcionit, nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e parë.

Për realizimin e këtij aktiviteti nxënësit në bashkëpunim me mësuesit shfrytëzuan mjete natyrore – gjethe me ngjyra dhe forma të ndryshme dhe duke manipuluar me materialet krijuan tërësi figurative.

Qëllimet e aktivitetit janë krijimi i klimës pozitive me strukturë etnike heterogjene dhe përforcimi i  punës interaktive, përcjellja e ndryshimeve natyrore gjatë periudhës së vjeshtës, nxitja e kreativitetit dhe sensibilizimi i fëmijëve për pamjen estetike të produkteve finale grupore.