Më 15 dhjetor, 2013 gjatë ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare për arsimim të integruar, 33 pjesëmarrësve iu ndanë certifikata për përfundimin e  suksesshëm të nivelit të avancuar të trajnimit. Certifikatat u ndanë nga ana e menaxheres për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup, Biljana Krsteska – Papiq , dhe nga ana e këshilltares së lartë pranë NICIE, Kliodna Skot- Uills.

Menaxherja për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup, Biljana Krsteska- Papiq iu drejtua mësimdhënësve dhe pjesëmarrësve të pranishëm dhe e theksoi rëndësinë e promovimit të vlerave mbi të cilat  është ndërtuar modeli Nansen për arsimim të integruar. Krsteska- Papiq njëkohësisht e theksoi rëndësinë e arsimimit të integruar si perspektiva e vetme për sisemin arsimor të Maqedonisë në kahe të ballafaqimit me proceset negative të segregimit mes të gjithë pjesëmarrësve dhe subjekteve në procesin edukativo- arsimor.

Të gjithë ju, tani jeni promovues të drejtpërdrejtë të vlerave mbi të cilat  me kujdes është ndërtuar modeli Nansen për arsimim të integruar: respekti reciprok, toleranca, komunikimi i hapur, ndihma, promovimi i diversitetit dhe kuptimi i tij si një pasuri –përballë trajtimit të tyre si pengesë. Ju i përforcuat njohuritë tuaja të mëparshme, i pasuruat aftësitë dhe kompetencat tuaja, por dhe i forcuat dhe ndërtuar themelet e marrëdhënieve tuaja të ndërsjella , d.th njohja kaloi në miqësim ndërsa dallimet u transformuan në shtytje për njohje më të mirë të ndërsjellë.“ Biljana Krsteska- Papiq, Менаџер за едукација, Menaxhere për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup

Mësimdhënësve dhe pjesëmarrësve të pranishëm iu drejtua dhe Kliodna Skot- Uills nga Këshilli për arsimit të Integruar i Irlandës  Veriore e cila theksoi rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimit të integruar .

“Ne jemi të kënaqur që kemi bashkëpunim me QDN Shkup dhe do të përpiqemi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin . Ne gjithashtu mësojnë shumë nga ju , dhe ka shumë ide që ne mund ti zhvillojnë dhe zbatojnë në shkollat ​​e integruara në Irlandën e Veriut . Prandaj, besojmë se ne do të kemi një ndikim pozitiv në shkollat ​​tona dhe është tejet e rëndësishme të zhvillohen rrjetet e organizatave të ndryshme me qëllim që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe me këtë rast ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen.“ Kliodna Skot- Uills, Këshilltare e lartë për zhvillim pranë NICIE

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për arsimim të integruar të Irlandës Veriore, Norin Kembell, ju uroi mësimdhënësve të cilët me sukses kanë përfunduar nivelin e avancuar të trajnimeve në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup përmes një video fjalimi.

Dua t’ju uroj gjithë juve në këtë pasdite, për përfundimin e suksesshëm të nivelit të avancuar të trajnimit. Me kënaqësi të madhe i kam nënshkruar certifikatat tuaja. Ju dëshmuat një përkushtim të madh ndaj zhvillimit tuaj profesional si dhe zhvillimit tuaj në fushën e arsimimit të integruar. Shpresoj se këtë fushë të arsimit do të keni dëshirë të vijoni edhe në të ardhmen. Me pjesëmarrjen tuaj, ju kontribuoni për shkollat tuaja, për punën tuaj si dhe për ndërtimin e një shoqërie më të mirë në Maqedoni.“ Norin Kembell,  Drejtoresha ekzekutive e NICIE