Më 1 shtator në komunë Jegunovcë nga ana e zëvendës kryetarit të Qeverisë së RM z. Abdylaqim Ademi, ministrit të arsimit dhe shkencës z. Nikolla Todorov dhe ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoni z. Kjetill Paullsen solemnisht u hap dhe u lëshua në përdorim ndërtesa e re shkolore në të cilën do të realizohet projekti “Shkolla e mesme e integruar dy gjuhësore”. Në hapje morën pjesë përfaqësues të qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Misioni i OSBE në Maqedoni, USAID, Komisioni Europian në Shkup, Këshilli drejtues I Qendrës Nansen për paqë dhe dialog nga Norvegjia, rrjeti Nansen në Ballkan, komuna Jegunovcë dhe ajo e Tetovës, Byroja për zhvillimin e arsimit në Maqedoni, profesorët, nxënësit dhe prindërit e tyre.

Këtë vit me ndihmën e MPJ të Mbretërisë së Norvegjisë, ndërtuam shkollë e cila është e vogël për nga madhësia por ka rëndësi të madhe. Sot në këtë komunë, në këtë vend, zhvillohet modeli I ri bashkëkohor për arsimimin europian – arsimimi I integruar dy gjuhësor. Ashtu sic Fridtjof Nansen, fituesi I cmimit Nobël për paqë me veprat e tij hyri në historinë norvegjeze dhe atë botërore, këto dy shkolla do të bëhen pjesë e historisë së sistemit të ri arsimor në Maqedoni, theksoi gjatë deklaratës së tij z. Sasho Stojkovski- drejtor ekzekutiv I QDN – Shkup.

Drejtori I shkollës së mesme profesionale komunale “Mosha Pijade” nga Tetova, z. Pero Gligorov ishte mirënjohës për besimin I cili iu dha që shkolla e tij të jetë pjesë e këtij projekti dhe se me personelin profesional I cili do të punojë në këtë shkollë dhe rezultatet e arritura, do ta arsyetojnë dhe vërtetojnë besimin e treguar.

Sot është ditë e madhe dhe festive për komunën Jegunovce, sepse sot është hapja e objektit të ri për Shkollën e mesme të integruar dy gjuhësore, projekt I cili I miratua për herë të parë në Republikën e Maqedonisë dhe në Ballkan. Me këtë projekt do të kemi mësim më kualitativ, arsimim më të lartë dhe raporte më të mira ndëretnike në komunë – deklaroi prefekti I komunës Jegunovce z. Toni Koceski.

Të pranishmëve iu drejtua edhe z.Steinar Brin – drejtor I rrjetit Nansen në Ballkan. Sot është ditë e mrekullueshme dhe historike në Jegunovce. Dituria dhe arsimimi janë resurset më të rëndësishme në cilëndo shoqëri. Të jesh arsimtarë ndoshta është puna më e rëndësishme në shoqëri, sepse nëpër shkolla e ndërtojmë ardhmërinë e shtetit tonë. E gjithë Europa, përfshirë këtu edhe Norvegjinë përpiqet që të zgjidh cështjen e integrimit. Do të thosha se kjo është sfida më e madhe e të gjitha shteteve europiane për vitin 2010. Sot Jegunovca I tregon të gjithë Europës si mund të aplikohet sistemi I integruar shkollor, Jegunovca tregon modelin I cili mund t’I inspirojë njerëzit, Jegunovca po zhvillon një model I cili duhet të ndiqet. Sot po I tregoni botës si konfrontimi mund të sjell deri tek ndryshimi I bashkëpunimit, sot nxënësit që do të hyjnë në shkollën e re “Fridtjof Nansen” do të hyjnë në një shkollë me dyer dhe dritare të hapura kah bota, nxënësit do të mësojnë si të jetojnë së bashku duke respektuar gjuhën, kulturën, religjionin dhe traditat e njëri tjetrit. Kjo është rruga drejt së ardhmes.

Të nderuar nxënës, ju jeni protagonistë të evenimentit të sotëm. Prezent janë nxënësit e shkollës fillore dhe nxënësit të cilët do të fillojnë të mësojnë në shkollën e mesme. Ju, në të ardhmen përms arritjeve tuaja intelektuale dhe jetësore duhet të dëshmoni se ky koncept të cilin po e promovojmë sot është koncepti I vërtetë I arsimimit. Mendoj se të gjithë pajtohemi se ky model duhet të prosperojë në këtë shtet, të zgjerohet edhe jashtë këtij vendi përmes metodologjisë të Nansenit e cila është shumë e qartë. Misioni I OSBE –së, duke kycur këtu edhe z.Knut Volebek – Komesarin e Lartë për pyetje etnike në Europë janë këtu që t’I ndihmojnë komunës së shkollës dhe stafit edukativo – arsimor me qëllim që ai të korr suksese, deklaroi z. Hose Luis Herero – Shef I Misionit të OSBE –së në Maqedoni.

Tashmë disa vite me rradhë, Qeveria e Norvegjisë me kënaqësi ndërmerr aktivitete për përmirësimin e raporteve ndëretnik në Maqedoni dhe Ballkan dhe I japim rëndësi të madhe këtyre përpjekjeve. Stabiliteti ndëretnik është kusht për paqë, prosperitet dhe zhvillim ekonomik. Shkolla Nansen në Jegunovcë është simbol I asaj cka mund të arrihet kur me forca të përbashkëta grupet etnike punojnë në drejtim të arritjes së paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Projekti pranoi lavdërata nga të gjitha anët përfshirë edhe ato jashtë Maqedonisë. Unë do të kisha dashtë t’iu bashkangjitem këtyre lavdëratave. So projekti po zgjerohet, është ndërtuar objekt I ri shkollor dhe sot do të fillojë mësimi. Fshati Prelubishtë dhe projektet të cilat realizohen këtu përfaqësojnë një model I cili shpresojmë se do të vazhdojë edhe nëpër komunat tjera. Në fund të fjalimit të tij N.E z.Kjetill Paullsen – ambasador I Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoni, iu dëshiroi nxënësve vit të mbarë shkollor.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri për arsim dhe shkencë z. Nikolla Todorov I cili në fjalimin e tij theksoi: Për mua është kënaqësi e madhe që sot e kam nderim me të gjithe ju këtu t’a shënojmë fillimin e vitit të ri shkollor si dhe hapjen e shkollës të parë të integruar dy gjuhësore në Republikën e Maqedonisë. Projekti për arsim të integruar dy gjuhësor filloi të realizohet në vitin shkollor 2008/09 kur edhe u hap shkolla e parë fillore e integruar dy gjuhësore në Maqedoni. Në vitin 2009 filluan përgaditjen për hapjen e shkollës të mesme të integruar dy gjuhësore, e cila përbëhet prej 35 nxënësve të regjistruar në dy paralele ku mësimi mbahet në gjuhën maqedone dhe shqipe, më në fund do të fillojë të punojë. Si rezultat I këtij projekti me përkrahje të Qeverisë të Mbretërisë së Norvegjisë , I realizuar nga Qendra për Dialog Nansen në Norvegji, në të ardhmen parashihet rindërtim I objektit të shkollës së mesme, me cka do të zmadhohej edhe kapaciteti I tij dhe njëherit do të krijoheshin parakushte për regjistrimin e tre gjeneratave tjera me cka komuna Jegunovce do të kishte shkollë të mesme të integruar dy gjuhësore e cila do të ishte e kompletuar dhe e përbërë prej gjithsej katër gjeneratave shumë të suksesshme. Jemi aq të mencur dhe të aftë të ndërtojmë një shoqëri të integruar e cila do të bazohej në vullnetin tonë për një progres të plotë shoqëror dhe ekonomik në të gjithë shtetin, për të gjithë popullin, për të gjithë që jetojmë në Republikën e Maqedonisë.

Sot ndihem shumë I lumtur pasi gjendem këtu që t’a shënojmë bashkarisht fillimin e një viti të ri shkollor, por edhe t’a shënojmë hapjen e një shkolle të re të integruar dy gjuhësore. Projekti filloi para disa vitesh dhe sot I shofim rezultatet e tij. Shpresoj se ky projekt do të vazhdojë të jetë I suksesshëm jo vetëm në komunën Jegunovce por do të zgjerohet edhe jashtë kësaj komune.
Sigurisht që Maqedonia pas vitit 2001 është Maqedoni e cila është e ndërtuar në bazë të shtyllave të Marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila garanton multi –etnicitet, kushte dhe mundësi të njejta për të gjithë gjatë zhvillimit të mëtutjeshëm. Sigurisht që ky model paraqet shembullin më të mirë dhe është model për bashkëpunim dhe ne si qeveri në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë dhe donatorët e tjerë do të vazhdojmë të investojmë në projekte të tilla. Mbështetja nga Qendra për Dialog Nanes është e mirëseardhur, jo vetëm ajo finansiare, por edhe profesionale si dhe përvoja të cilën ajo e përcjell në këtë shkollë. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë ti përkrahim projektet e tilla, theksoi z.Abdulaqim Ademi – Zëvendës Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Pas drejtimit të folëse në mënyrë solemne u lëshua në përdorim objekti dhe shkolla e re dhe të pranishmit patën mundësinë të njoftohen më shumë me kushtet në të cilat do të mësojnë nxënësit e shkollës të mesme të komunës Jegunovce.