QDN Shkup, siç ka vepruar deri më tani, edhe këtë vit kyçet në shënimin dhe promovimin e Javës për fëmijë, si një ndër detyrat e Modelit Nansen për arsim interkulturor.

Gjatë gjith vitit, Modeli Nansen në vazhdimësi i promovon të drejtat e fëmijëve përmes aktiviteteve dhe sekcioneve të ndryshme, duke besuar thellë në potencialet, telentet, origjinalitetin dhe vizionin e më të vegjëlve.

Dëshirojmë të ketë sa më shumë fëmijë të shëndetshëm, të gëzuar, të kënaqur dhe të lumtur!