Në kulmin e konfliktit të armatosur në 2001, Qendra për Dialog Nansen në Shkup (QDN) së bashku me Pax Christi, organizuan koncertin “Rock për Paqe”, për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe për të mbështetur procesin e pajtimit.

Kjo ngjarje gjithashtu dërgoi një mesazh të fortë se shumë gjëra të përbashkëta i lidhin njerëzit në shoqërinë tonë, si elementë të rëndësishëm në ndërtimin e bashkëjetesës.

Koncerti paraqiti emra të njohur nga skena rok në  Maqedoni si Bla Bla, Archangel, Non Stop, Superhiks dhe të tjerë, të cilët dërguan një mesazh përmes muzikës për të ndaluar veprimet e armatosura.