Strategjik dhe i rëndësishëm. Në mars të vitit 2020, Qendra për Dialog Nansen në Shkup nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Fakultetin Pedagogjik “Shën Klementi i Ohrit “- Shkup.

Memorandumi me Qeverinë vëndosi bashkëpunimin me Trupin koordinues për implementimin e Strategjisë kombëtare: Një shoqëri dhe interkulturizmi.

Qëllimi i këtij dokumenti strategjik është që të japë kontribut dhe mbeshtetje në forcimin e iniciativave ndërkulturore në më shumë sfera vitale të jetës shoqërore si: arsimi, kultura, vetëqeverisja lokale, mediat, kornizat ligjore dhe të rinjt.

QDN ofroi trajnime ndërvepruese për 180 mësues të shkollave fillore dhe të mesme që do të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e konceptit të arsimit ndërkulturor si një nga përparësitë kryesore që shoqëria jonë të jetë përfundimisht një shoqëri për të gjithë.

Qëllimi i bashkëpunimit me Fakultetin Pedagogjik, nga ana tjetër, është realizimi i trajnimeve ndërkulturore të planifikuara për studentët nga vitet e fundit të studimeve universitare.

Kjo iniciativë do t’i përgatisë mësuesit dhe edukatorët e ardhshëm në ndërtimin e kompetencave ndërkulturore të nevojshme për angazhimin e tyre të mëtejshëm profesional.

Përveç njohurive teorike, ata gjithashtu do të fitojnë edhe njohuri praktike duke vizituar shkolla modele në të cilat QDN tashmë ka zbatuar modelin Nansen për arsimin ndërkulturor.

Trajnimet do të mundësojnë përvetësimin e njohurive dhe aftësive dhe do të sensibilizojnë studentët për sfidat e arsimit ndërkulturor. Ato do të realizohen në tre gjuhë mësimore në mënyrë që të mund të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar nga Fakulteti Pedagogjik.

QDN i realizon këto aktivitete së bashku me organizatën gjermane “Forum ZFD”.