Më 11 mars 2017,  pjesëmarrësit në suaza të Qendrës për trajnim nga Grupi 12 dhe 13 përfunduan me sukses ciklin e trajnimit të nivelit bazë në Qendrën e trajnimit për arsimim të integruar pranë QDN Shkup. Pjesëmarrësit përfunduan ciklin e trajnimit duke ndjekur ligjëratat me ekspertë ndërkombëtarë në kuadër të konferencës “Roli dhe rëndësia e interkulturalizmit në arsim” të organizuar nga QDN Shkup. Pjesëmarrësit morën pjesë në leksionet e përgatitura nga trajnerët ndërkombëtarë që janë pjesë e Qendrës së Trajnimit; Paula Mcllwaine, nga Këshilli i Irlandës së Veriut për arsimim të integruar, Paul Rowe – Drejtor Ekzekutiv i “Educate together”, Republika e Irlandës dhe Steinar Bryn nga Qendra Nansen për Paqe dhe Dialog, Norvegji. Pas leksioneve, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata për përfundimin e  suksesshëm të trajnimit të nivelit bazë për arsimin e integruar. Certifikatat u ndanë nga këshilltari i ministrit për arsim dhe shkencë, z. Safet Neziri.