Takimi i grupit punues për komponentin 1

Më 6 mars 2015 QDN Shkup zyrtarisht shënoi fillimin e implementimit të komponentit 1 nga projekti “Koncepti multietnik në arsim”- projekt i përbashkët i implementuar nga Ministria e arsimit dhe shkencës në partneritet me QDN Shkup.  Projekti është financiarisht i përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme e Norvegjisë dhe është i përbërë nga dy komponentë:

  • Komponenti 1 – Inkuadrimi i shkollave të mesme profesionale dhe multietnike në modelin Nansen për arsimim të integruar dhe përmirësimi i kushteve për realizimin e orëve praktike
  • Komponenti 2 – Iniciativa për avancimin e profesionit të mësimdhënësve

Më 6 mars 2015, QDN Shkup organizoi takimin e parë me drejtorët dhe ndihmës drejtorët e shkollave të selektuara me qëllim që të shënohet fillimi i realizimit të komponentit 1.

Gjatë takimit, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski prezantoi qëllimet e projektit me një përqendrim të veçantë në komponentin 1, dhe gjithashtu dha një rezime të shkurtë lidhur me nevojën për implementimin е aktiviteteve të integruara në suaza të shkollave te mesme profesionale në Maqedoni me qëllim të parandalimit të trendit të ndarjes së shkollave. Këshilltari i Ministrit të arsimit dhe shkencës, Safet Neziri e theksoi rëndësinë e tentativave për inkuadrimin e modelit për arsimim të integruar jo vetëm në aktivitetet jashtëmësimore, por dhe gjatë procesit të rregullt arsimir.

Menaxherja e Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, Biljana Krsteska- Papiq së bashku me koordinatoren për arsim, Sonaj Bilal i prezantoi veçoritë kryesore të modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe qëllimet dhe funksionin e Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup.

Me qëllim që të sigurohet implementimi efikas i këtij komponenti, MASH dhe QDN Shkup kanë formuar grupe punuese të cilat kishin detyrë ti hulumtojnë të gjitha shkollat e mesme profesionale mulietnike në Maqedoni dhe së bashku të hartojnë planin e veprimit me qëllim të përfshirjes së të gjitha shkollave në modelin Nansen për arsimim të integruar gjatë periudhës trevjeçare. Për vitin e parë të projektit, janë zgjedhur pesë shkolla të mesme profesionale tek të cilat ekzistojnë shumë sfida dhe të cilat kanë nevojë për integrim. Përmirësimi i kushteve teknike dhe infrastrukturore në shkollat e selektuara do të rezultojë me përmirësimin e kushteve për realizimin e aktiviteteve të integruara, gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e kualitetit të mësimit praktik dhe teorik. Si pjesë e komponentit 1 janë bursat për trajnim të cilat do t’ju ndahen mësimdhënësve për vijimin e nivelit bazik dhe të avancuar të trajnimeve në suaza të Qendrës për trajnim.

Kjo komponentë do të mundësojë integrimin e suksesshëm të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike përmes programeve për ngritjen e kapacitetit dhe aktivitete për arsimim të integruar.

Të gjitha aktivitetet janë të planifikuara me kujdes dhe të strukturuara në mënyrë që ti adresojnë problemet me të cilat ballafaqohet sistemi aktual arsimor në Maqedoni, dhe njëkohësisht të ofrohen qasje dhe programe të reja të cilat do të përforcojnë interaksionin dhe tolerancën ndëretnike dhe do të promovojnë  inkluzionin përmes përforcimit të kompetencave të pjesëmarrësve të kyqur lidhu me arsimimin multikulturor, inkluzionin dhe qasjes së paanshme në arsimin.