Një memorandum bashkëpunimi u nënshkrua më 8 mars 2021 midis Qendrës për Dialog Nansen Shkup dhe Fakultetit filozofik në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi”, Shkup. Ky hap do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në sensibilizimin e studentëve nga Institutet e pedagogjisë dhe psikologjisë për aspektet e arsimit interkulturor. Përmes bashkëpunimit me Fakultetin filozofik do të realizohen trajnime me karakter interkulturor të parapara për studentët në vitet e fundit të studimeve deridiplomike. Kjo iniciativë do të ndihmojë bashkëpunëtorët e ardhshëm profesional në ndërtimin e kompetencave interkulturore, të nevojshme për angazhimin e tyre të mëtejshëm profesional.