Më 29.11.2018, mësueset Todorka Nane dhe Nadica Nane bashkë me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitetin ditor “Porositë ekologjike” në kuadër të temës mujore “Eko kalendari” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit punuan në grupe. Secili dha kontributin e tij duke shënuar porosi të ndryshme ekologjike dhe duke përdorur koncepte të reja në fushën e ekologjisë në të dy gjuhët.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë organizimi dhe realizimi i pavarur i detyrave projektuese nga ekologjia,pasurimi i fjalorit aktiv me terme të reja nga fusha e ekologjisë  dhe ngritja e vetëdijes ekologjike te nxënësit si parakusht për sjellje të përgjegjshme në mjedisin e drejtpërdrejt.