Në periudhën 26-27 tetor 2018, Menaxheri i projektit të QDN Shkup, Veton Zekolli së bashku me një delegacion të mësimdhënësve dhe nxënësve nga Maqedonia: Darko Taleski, Ilina Minoska, Magbule Mersini, Shpresa Iseini, Garip Shaqiri, Radica Acevska, Gëzim Idrizi dhe Mirjana Petrevska morën pjesë në Konferencën përfundimtare të projektit GEAR (Edukimi global dhe reagimi aktiv) me titull “Shoqëritë inkluzive – roli i arsimit për promovimin e të drejtave, diversitetit dhe interkulturalizmit në Evropë”, e cila u realizua në Spanjë.

Menaxheri i projektit të QDN Shkup Veton Zekolli ndau përvojën e QDN Shkup dhe rezultatet e arritura nga zbatimi i modelit Nansen për arsim interkulturor, ndërsa mësuesi Darko Taleski nga Sh.f. Kiril i Metodij, Kanatllarci prezantoi përvojën nga zbatimi praktik i modelit Nansen përmes aktiviteteve të projektit gjatë panelit “Praktikat e mira në arsimin gjithëpërfshirës për diversitet: Perspektiva e mësimdhënësve”.

Projekti GEAR zbatohet në bashkëpunim me 11 partnerë – organizata të shoqërisë civile, mësues, nxënës dhe shkolla nga pesë vende evropiane: Kroacia, Italia, Spanja, Sllovenia dhe Maqedonia. Qëllimi i këtij projekti është promovimi i vlerave demokratike, të drejtave themelore, mirëkuptimit interkulturor dhe qytetarisë aktive dhe parandalimin e radikalizimit të dhunshëm.