Me 30 shtator 2017, QDN Shkup realizoi takim me ministren e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska dhe anëtarët e Bordeve drejtuese të QDN Shkup dhe Fondacionit arsim të integruar. Në takim morën pjesë Elizabeta Zijlstra Jovanovska – Kryetare e Bordit Nansen, Bente Knagenhjelm – Qendra Nansen për Paqe dhe Dialog, Oslo, Norvegji, Noreen Campbell – ish. Drejtoresha e NICE,  Zvi Bekerman – Shkolla e Arsimit, Qendra Melton, Universiteti Hebraik, Jeruzalem, Simone Filippini – Drejtoreshë e Institutit Holandez për Demokraci, Ervan Fouere – ish ambasador në Delegacionin e UE në Shkup, Steinar Bryn – Themeluesi i rrjetit të dialogut Nansen, Lillehammer, Norvegji dhe Najxhel Arnold – Drejtor i Shkollës Fillore të Integruar Glengormley, Belfast, Irlandë e Veriut dhe stafi i QDN Shkupit.

Agjenda e takimit ishte një vazhdim i diskutimeve në lidhje me prezantimet e shkollave Nansen si bazë për diskutim dhe gjetjen e mënyrave për shfrytëzimin e Fondacionit për arsimim të integruar për të arritur qëllimet e tij për veprim.

Anëtarët e Bordeve drejtuese informuan Ministren Deskoska për zhvillimet e përgjithshme në lidhje me punën dhe aktivitetet e QDN Shkup, rolet individuale dhe angazhimin e anëtarëve të bordit dhe u diskutua për perspektivat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me MASH.

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska i njoftoi nga afër anëtarët e Bordit Drejtues për bashkëpunimin e nisur me QDN Shkup dhe planet për të përfshirë QDN Shkup si një partner aktiv në reformat e arsimit. U diskutua gjithashtu për domosdoshmërinë e mbështetjes dhe forcimit të komponentit ndërkulturor në procesin arsimor në Maqedoni dhe se ky proces duhet të jetë një qasje gjithëpërfshirëse dhe thelbësore.