Në periudhën 22-27 mars 2017, pjesëmarrësit e regjistruar në nivelin bazë të trajnimit për arsimim të integruar në suaza të Qendrës së Trajnimit të QDN Shkup morën pjesë në modulet praktike të programit të trajnimit për arsimim të integruar. Modulet praktike të modelit Nansen për arsimin e integruar u organizuan në SHFK “Goce Dellçev” në Gostivar, ndërsa aktivitetet e integruara jashtëmësimore sipas modelit Nasnen u realizuan nga mësimdhënësit Gabriela Merxhanoska dhe Nagihan Snopçe. Përmes moduleve praktike dhe vëzhgimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth metodave praktike të aplikuara në shkollat e modelit Nansen dhe të njihen më shumë me zbatimin praktik të modelit Nansen për arsimim të integruar.