Më 20 tetor 2011 në mënyrë solemne u shënua fillimi i projektit “Nansen modeli për arsimim të integruar” në SHFK “Rajko Zhinzifov”, komuna Çair, Shkup. Në enevenimentin, përpos prindërve, nxënësve dhe arsimtarëve morën pjesë dhe zëvendës Kryeministri i R.M-së- Musa Xhaferi, Ministri për arsim dhe shkencë- Pançe Kralev, zëvendës Ministri për arsim dhe shkencë- Safet Neziri, kryetari i komunës Çair- Izet Mexhiti, Komesari i lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së -Knut Volebek, Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni- Ralf Bret, Drejtori i Nansen Dialog Rrjetit- Stajner Brin. Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup- Sasho Stojkovski si dhe drejtoria e shkollës dhe ekipet e arsimtarëve dhe profesorëve nga shkollat e integruara në komunat Jegunovcë, Strumicë dhe Vasilevë. Të pranishmit kishin mundësi ti përcjellin fjalimet e drejtorit të shkollës, drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup, Komesarit të lartë për pakica kombëtare, Zëvendës Ministrit për Arsim dhe shkencë dhe Kryetarit të Komunës Çair. Me rastin e fillimit të projektit, nxënësit nga dy paralelet të cilat do të përfshihen në këtë projekt përgaditën një shfaqe të shkurtër.

Të pranishmit e përshëndetën inicijativën dhe shprehën kënaqësi për nismën e projektit i cili deri më tani ka treguar rezultate të shkëlqyeshme në komunat ku implementohet.

Pas mbarimit të envenimentit pasuan deklarata për media.

Të njejtën ditë, me rastin e vizitës së Komesarit të lartë për pakica kombëtare, zyra e QDN Shkup organizoi një drekë pune me një pjesë të realizuesve të aktiviteteve jashtëmësimore dhe drejtorëve të shkollave ku implementohet projekti “Nansen modeli për arsimim të integruar”. Në mbledhjen poashtu morën pjesë ambasadori i OSBE-së në Maqedoni dhe një pjesë e ekipit të QDN Shkup. Dreka punuese ishte një rast i mirë për ndarjen e eksperiencave pozitive dhe sfidave të lidhura me realizimin e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.
QDN Shkup poashtu ishte nikoqir i tryezës së rrumbullakët me temë “Përparsitë dhe sfidat gjatë implementimit” të “Nansen modelit për arsimim të integruar” në të cilën morën pjesë Komesari i lartë për pakica kombëtare- Knut Volebek, kryetari i komunës së Vasilevës, përfaqësues i BYHA- njësia rajonale Tetovë dhe Udhëheqës të sektoreve për arsim pranë komunave Strumicë dhe Çair. Të pranishmit i ndanë eksperiencat e tyre rreth përparsive dhe sfidave të lidhura me implementimin e projektit “Nansen modeli për arsimim të integrua” në komunat e tyre.

NDC Skopje also hosted the round-table on the topic “Advantages and challenges during the implementation of the project Nansen model for integrated education” on which attended the High Commissioner on National Minorities- Knut Vollebeak, the Mayor of Municipality of Vasilevo, representative form the BDE- regional unit Tetovo as well as the heads of the education sectors within the municipalities of Strumica and Cair. The attendees shared their best practices, challenges and experiences related to the initial phases and the start-up of the implementation of the project “Nansen model for integrated education”.


Video- Solemnisht shënohet fillimi i projektit në SHFK” Rajko Zhinzifov”, Çair, Shkup