Më 21 mars 2018, mësimdhënëset Ljuljeta Qerimi dhe Violeta Parevska zbatuan aktivitetin “Nga lulja në lule” si pjesë e Eko-sekcionit. Aktiviteti u realizua në natyrë për të arritur qëllimet në vijim:

– nxitjen e bashkëpunimit reciprok,
– ruajtja e një klime pozitive socio-emocionale në grup,
– aftësimi i nxënësve për të arritur marrëveshje reciproke,
– inkurajimi i nxënësve për komunikim jo-verbal në një mjedis dygjuhësor,
– përforcimi i vetëbesimit të nxënësve,
– promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë,
– zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave në grup etj.

Aktiviteti ishte shumë i suksesshëm dhe interesant, nxënësit së bashku vëzhgonin ndryshimet në natyrë dhe ndanin përshtypjet e tyre. Aktivitetet pranohen me shumë interes dhe kuriozitet nga nxënësit “- tandemi i mësimdhënësve.