(09.06.2010) Fundi i vitit shkollorë 2009/2010 u rrumbullaksua me sukses me realizimin e shfaqes përfundimtare me temën: Kur të rritem dua të bëhem. Nxënësit nga dy gjeneratat morrën pjesë në realizimin e kësaj shfaqeje e cila ishte edhe një dëshmi e suksesit dhe arritjeve të tyre gjatë vitit shkollorë.

Me anë të lojërave dhe këngëve nxënësit prezentuan profesione të ndryshme të cilat janë pjesë e dëshirave dhe pritjeve të tyre pasi që të rriten dhe largohen nga bankat shkollore.

Shfaqja edhe një herë i vërtetoi të gjitha elementet e fituara nga modeli i arsimimit të integruar dhe dygjuhësorë, model i cili ju mundësori nxënësve dhe mësueseve të tyre të krijojnë një prodhim final në të cilin u recituan dhe u kënduan këngët në të dy gjuhët nga ana e nxënësve.