Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Syzana Spahiu dhe Gjurgjica Marinova bashkë me nxënës të klasës së parë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Përjetime dimërore” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Realizimi i aktiviteteve ditore Shtëpiza eskimeze filloi me lojëra hyrëse. Nxënësit të ndarë në dy grupe bashkëpunuan me njëri tjetrin. Në hamer formuan shtëpiza eskimezësh duke shfrytëzuar kokrra fasuleje dhe kokoshka.

Qëllimet e aktiviteteve janë: nxitja e kuriozitetit për krijimtari figurative me gjësende të ndryshme jo standarde, ushtrimi i saktësisë dhe durimit gjatë prerjes, palosjes së letrës dhe ngjitjes së llojeve të ndryshme të kokrrave, përforcimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të anëtarëve të grupit si dhe aftësimi i nxënësve për modelim dhe konstruim me materiale të ndryshme.