Themeluesi i Rrjetit për Dialog Nansen z. Steinar Bryn dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për Dialog Nansen Shkup z. Veton Zekolli u ftuan të japin një prezantim në Simpoziumin e ndërtimit të paqes – SMABY organizuar nga Hubert H. Humphrey School of Public Affairs.

Simpoziumi i ndërtimit të paqes – Smaby bashkon praktikues dhe organizatorë nga e gjithë bota për të ndarë historitë e tyre dhe për t’u dhënë pjesëmarrësve një kuptim të gamës së gjerë të aktiviteteve dhe kornizave të ndërtimit të paqes që kanë dalë nga lokalitete të ndryshme.

Ky simpozium do të prezantojë mënyra të ndryshme të të menduarit për ndërtimin e paqes dhe si të zbatojmë ide në komunitetet tona, si dhe mjete të reja, burime dhe mënyra të të menduarit për ndërtimin e paqes dhe drejtësisë.

Ligjërimi nga Dr. Steinar Bryn dhe Veton Zekolli i Rrjetit për Dialog Nansen u bazua në: Si të ndërtojmë unitetin në shoqëritë e ndara? Ky prezantim do të përqëndrohet në mënyrën se si u krijua koncepti i  Nansen Qendrave për Dialog në Lillehammer, Norvegji si pasojë e Lojërave Olimpike Dimërore 1994 dhe në përgjigje të luftës që po zhvillohej në qytetin evropian të Sarajevës, një ish-qytet olimpik. Ky koncept ka frymëzuar mijëra njerëz në Ballkanin Perëndimor dhe në Ukrainë, Rusi, Armeni, Azerbajxhan dhe Korenë e Jugut.