Gjatë muajit janar dhe shkurt 2019, mësimdhënëset Lençe Angjelkoska dhe Afrime Durmishi, me nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Traditat” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Për realizimin e aktiviteteve ditore Dasma tradicionale maqedonase dhe Dasma tradicionale shqiptare, nxënësit shikuan video kur vërejtën traditat që përfshihen në dasma, krijuan punime në formë të ftesave dhe zbukurime tipike për dasmë, luajtën lojëra me karakter garues si dhe vallëzuan valle tradicionale maqedonase dhe shqiptare.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: promovimi i identitetit kulturor përmes njohjes me dasmat tradicionale maqedonase dhe shqiptare, marrja e informatave rreth traditave të ndryshme të dasmave maqedonase dhe shqiptare, kultivimi i dashurisë ndaj vendlindjes dhe respektimi i dallimeve kulturore në R. e Maqedonisë, nxitja e respektit, ndihmës dhe bashkëpunimit gjatë realizimit të aktiviteteve si dhe zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit nëpërmjet lojërave.