Në periudhën prej 4 deri më 11 Dhjetor, 2018, grupet 19, 20 dhe 21, të nivelit të avancuar të trajnimeve të Modelit Nansen për arsim interkulturor, në hapësirat e Qendrës për trajnim të QDN Shkup, u realizua punëtoria e katërt nga ana e prof. dr. Elena Açkovska-Leshkoska, nga Instituti i Psikologjisë pranë Univerzitetit Shën Kirili dhe Metodi, Shkup. Tema e punëtorisë së realizuar ishte: “Mjedis i sigurtë socio-emocional në shkollë”, e cila u shoqërua me aktivitete dhe diskutime të ndryshme me çka edhe mësimdhënësit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre.