Në periudhën 12-14 tetor 2017, projekt menaxheri i QDN Shkup, Veton Zekolli dhe mësimdhënësit Darko Taleski, Severxhane Vishka dhe Garip Shaqiri morën pjesë në trajnimin 3-ditor për mësimdhënës me titull “Ndërtimi i mjediseve gjithëpërfshirëse interkulturore përmes edukimit qytetar global” në Spoleto, Itali.

Mësimdhënësit realizuan prezantime dhe punëtori për: Aftësitë, strategjitë dhe teknikat e komunikimit interkulturor për t’u ballafaquar me burimet e stereotipeve dhe paragjykimeve në mjedisin shkollor dhe krijimi i burimeve didaktike interkulturore.

Trajnimi ishte një shkëmbim trans nacional 3-ditor që mblodhi rreth 20 mësues, edukatorë dhe punonjës të rinj nga organizatat e shoqërisë civile nga Spanja, Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia. Shkëmbimi u përqendrua në mësimin nga praktikat më të mira të edukimit qytetar global për të promovuar vlerat demokratike, të drejtat themelore, mirëkuptimin ndërkulturor dhe qytetarinë aktive. Mësimdhënësit dhe edukatorët u inkurajuan të edukojnë fëmijët dhe të rinjtë në frymën e edukimin qytetar dhe ndërkulturor, të drejtat e njeriut, tolerancën ndaj të menduarit ndryshe, etj.