Gjatë muajve të parë të vitit shkollor 2018/2019, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Veshjet dimërore” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Për realizimin e aktiviteteve ditore Leshi dhe Pambuku, nxënësit luajtën lojëra të ndryshme me qëllim që të njoftohen me temat ditore. Diskutuan për materialet që përdoren tek veshjet e dimrit dhe cilësitë e tyre si dhe me to krijuan disa punime të cilat i prezantuan para shokëve të grupit.

Disa nga qëllimet e këtyre aktiviteteve janë zgjerimi dhe thellimi i njohurive të nxënësve rreth stinës së dimrit, nxitja e kreativitetit dhe durimit tek nxënësit gjatë punimit të veshjeve dimërore me lesh dhe dizajnit të veshjeve të ndryshme me pambuk,  nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm në grupe dhe në çift, nxitja e kreativitetit dhe origjinalitetit fëmijëror, si dhe kultivimi i klimës pozitive socio-emocionale në grup.