Më 23 mars 2018, mësimdhënëset Tijana Bajraktarska dhe Hyrmet Alla zbatuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Veshjet tradicionale shqiptare”. Qëllimet e aktivitetit ishin:
– Mirëmbajtja e një klime pozitive emocionale në grup duke paraqitur muzikën popullore të fëmijëve;
– Promovimi i identitetit kulturor përmes njohjes me veshjet tradicionale shqiptare dhe rolin e tyre në festime të caktuara;
Nxënësit morën pjesë në mënyrë aktive dhe bashkëpunuan gjatë aktivitetit duke u njohur me veshjet tradicionale shqiptare dhe elementet e tyre përbërëse.
“Në pjesën kryesore të orës bëhet prezantimi i veshjeve tradicionale shqiptare përmes projektorit ku nxënësit në mënyrë vizuale shohin pjesët përbërëse të veshjeve tradicionale shqiptare, respektivisht dizajnin e tyre. Nxënësit njoftohen me shumëllojshmërinë e veshjeve tradicionale, respektivisht me faktin se çdo krahinë posedon veshje unike tradicionale. Gjatë aktivitetit, nxënësit vishen me këto veshje duke ndihmuar njëri-tjetrin” T. Bajraktarska dhe H.Alla.