Në vazhdim të muajit Nëntor tandemi Teuta Bajram Muharem dhe Tatjana Stamatova së bashku me nxënësit e tyre të klasës së parë realizuan aktivitete jashtëmësimore mbi temën mujore: Vjeshta në vendim tim, nga Eko sekcioni i Programit Vjetor për aktivitete interkulturore jashtëmësimore. Këto aktivete kanë përfshirë tema të ndryshme, siç janë: Pejsazhi i vjeshtës; Kafshët e pyllit, si dhe Fluturimi i gjethit të vjeshtës.

Me 15.11.2018 është realizuar aktiviteti jashtëmësimor me temë: Pejsazhi i vjeshtës, qëllimi i të cilit ishte njohja e ndryshimeve që ndodhin në natyrë gjatë stinës së vjeshtës, të inkurajohet potenciali kreativ dhe krijues i nxënësve, nxënësit të bashkëpunojnë dhe të funksionojnë si një tërësi në grupe duke punuar dhe modeluar drunj dhe pejsazh me gjethe të thara.

Me 23.11.2018 është realizuar aktiviteti jashtëmësimor me temë: Kafshët e pyllit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit të fitojnë njohuri në lidhje me ndryshimet që ndodhin në botën bimore dhe shtazore, ndryshimet natyrore në vjeshtë, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe respektimi i nxënësve të tjerë të grupit. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit përveç se shikuan video dhe diskutuan për kafshët e pyllit, ata gjithashtu modeluan maska të kafshëve të ndryshme të pyllit, si: ariu, dhelpra, huti dhe lepuri, të cilat më pas nxënësit i shfrytëzuan për të imituar zërin e tyre.

Me datë 29.11.2018 është realizuar aktiviteti me temë: Fluturimi i gjethit të vjeshtës, gjatë të cilit nxënësit kanë pasur mundësi të luajnë lojëra me gjethe të thara dhe në të njëjtën kohë të diskutojnë se si thahen dhe bien gjethet gjatë vjeshtës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi nxënësve për produktet vizatimore në grupe, njohja e ndryshimeve natyrore në vjeshtë, bashkëpunimi, respektimi i rregullave në grup, si dhe marrëveshja me njeri tjetrin.